Tayna iu kërkon falje publike fansave

Reperja e njohur Tayna është kthyer një ndër artistet më të suksesshme të estradës shqiptare.

Brenda një viti ajo ka publikuar plot 11 këngë të cilat janë pëlqyer shumë nga publiku.

Tayna numëron një numër të madh ndjekësish në Instagram dhe fansat e saj e kanë përkrahur këngëtaren në çdo moment.

Së fundmi reperja iu ka kërkuar falje të gjithë fansave për arsye se nuk mundet dot t’iu përgjigjet gjithë atyre që i shkruajnë.

Ajo ka ndarë në Instastory faqet që fansat e saj kanë hapur posaçërisht për të dhe është shprehur se i vlerëson së tepërmi.

“Edhe faleminderit fansave te mi më të mirët në botë. Më falni që nuk i shoh krejt ça shkruani ose s’mund t’iu kthej të gjithëve po prapë ju dua shumë shumë shumë.”- ka shkruar Tayna.

Image

 

SHKARKO APP