FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Të gjithë mendojnë se ka lekë por këngëtari i njohur shqiptar nuk paguan dot dritat

Kur të shkon mendja për një këngëtar, gjithmonë mendon njëkohësisht se sa shumë paguhet ai dhe se sa të larta janë të ardhurat e tij, por jo gjithmonë kjo gjë qenka e vërtetë. Këtë na e ka treguar vetë këngëtari i njohur Xhavid Dedej, i cili ka qenë i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun në Top Channel.

Të gjithë e kanë dëgjuar të paktën njëherë në jetën këngën e Xhavid Dedej me Pandorën që titullohet “Bobi”. Në atë periudhë që u lançua ka qenë një ndër këngët më të dëgjuara dhe më të komentuara, por vlen të theksojmë se ende sot ajo dëgjohet. Ai është pyetur se sa lekë fiton nga muzika që bën dhe Xhavid Dedej ka treguar se fiton mjaftueshëm.

“Të them të drejtën fare, mendoj fundin e muajit, i paguaj dritat, s’i paguaj. Se kur ulemi ne në tavolinë, thonë ‘o ky ka qenë në dasmë, ka lekë’ edhe paguajmë ne. Por kur vjen fundi i muajit ikin ato. Ne nuk jemi këngëtarë të famës, ne jemi këngëtarë që bëjmë punën, jemi këngëtarë të popullit”- është shprehur Xhavid Dedej.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?