“Të ka lali shpirt” arrin 500 milionë klikime në YouTube

Silva Gunbardhi arriti famë të madhe dhe më shumë vëmendje që kur publikoi projektin “Të ka lali shpirt”, në bashkëpunim me Mandin dhe bashkëshortin e saj, Dafi Derti. Ky projekt, i cili u publikua në janar të vitit 2013. Ky projekt është konsideruar hit dhe në YouTube, pasi ka kaluar shifrën e 500 milionë klikimeve. “Sot është një ditë shumë e rëndësishme për mua. Kënga “Të ka lali shpirt” fiton 500 milionë shikime. Faleminderit nga zemra gjithë bashkëpuntorëve dhe mbi të gjitha faleminderit atyre që e mbështetën këtë këngë që në fillim”, ka shkruar Silva krahas këtij postimi në rrjetin social, Instagram. Gunbardhi vazhdon të jetë tejet e angazhuar me projekte e mbrëmje të ndryshme muzikore ane e mbanë trojeve shqiptare. Ndryshe, kënga e fundit e lansuar nga ajo mban titullin “Baba”, dedikuar të atit, projekt ky që u mirëprit nga fansat e saj.

SHKARKO APP