Të ngrijë Taulanti…

Lexova sot për një iniciative ngrirje apo “vetëngrije” që është ndërmarrë nga një grup socialistesh për Sekretarin e Përgjithshëm të PS Taulant Balla. Iniciativa eshte nje levizje me përcaktim kohor: “deri ne përfundim te hetimeve nga Prokuroria për çështjen Tayota Yaris”…qe me fjale te tjera do te thote ti ngrijme Statusin Sektretarit te Pergjithshem te PS. Praktike kjo qe ndiqet rendom edhe ne pozicione te tjera pune ne administrate.

Duke u nisur nga procesi i ngrirjes mund te komentoj lidhur me këtë kërkesë.

Për te modalitet kam rezerva e mija.

Fillimisht, duke qene një person i fiksuar pas freskise, do ti shtoja edhe disa komente qe lidhen me teknologjinë:

E para, Taulanti duhet futur ne ngrirjë, ne s’ndodh ndonjë proces magjik rikuperimi.  Nga ngrirja do të nxjerrim atë që do të fusim. D.m.th do fusim Taulant në temperature  36.5 grade dhe do nxjerrim një Taulant  te ngrire sipas gradacionit ne minus X-grade.

-Mendoj se Taulanti i ka bërë ditët me kohe për ngrirje, ndaj nuk mbahet më në freski. Është fare e pakuptimtë ta mbajmë disa ditë në fresk, dhe pasi të konstatojmë se “i ka bërë ditët” ta fusim në ngrirje për ta pasur për më vonë.

-Kur ta shkrijmë do të konstatojmë se do të jetë i njëjti produkt në të njëjtën gjendje të mjerueshme.

Pra, nëse do ta nxjerrim shpejt, nuk do përfitojmë  prapë një Taulant me cilësor.

-Tjetër, dera e frigoriferit duhet mbajtur gjithmonë e mbyllur sepse nisur nga vesi, Taulanti, do zgjasë dorën dhe do të rrëmbejë sërish ç’ti teket, ves qe e ka pasur gjithmonë në temperature normale.

-Duhet ti vendosni edhe etiketa lehtësisht të dallueshme nga ushqimet e  tjera për të dalluar që ky është mish fshati.

KUJDES!

Nëse ikin dritat… Në të tilla raste nuk duhet të qëndroni larg derës së frigoriferit… Ai del, dhe behet prapë, siç ishte, Sekretar i Përgjithshëm i PS.

Nga Toyota Land Cruiser

SHKARKO APP