Të qenit Miss s’ka qenë aspak e lehtë për Nevina Shtyllën: Jam bullizuar dhe nga mësueset
Sot është një ndër moderatoret më të suksesshme shqiptare, por rrugëtimi artistik për Nevina Shtyllën nuk ka qenë aspak i lehtë. Së fundmi, Nevina ka folur në “N’fermë” për vështirësitë me të cilat është përballur, ku ka treguar se në kohën kur u shpall Miss është bullizuar në shkollë jo vetëm nga nxënësit, por dhe nga vetë mësueset.
“Do kujtoj një periudhë e vështirë sepse isha në moshë të vogël, zgjohesha me zor për të ikur në gjimnaz. E kisha shumë të vështirë dhe mundohesha t’ia shpjegoja edhe prindërve, ndoshta me tipin tim të rezervuar ndoshta nuk jam shprehur aq sa duhej. E kam kaluar me shumë vështirësi, doja ta lija fare.
Kisha trysni edhe nga disa mësuese specifike, jo nga të gjitha të cilat po të vënë në shënjestër ta nxinë jetën. Kalon deri në bullizëm, ndoshta nuk e kuptojnë se çfarë bëjnë realisht, por duhet të jenë të kujdesshme”, është shprehur Nevina.
/abcnews.al