Të rejat nga romanca e përfolur Chiara-Silvio
Nëse ju i keni harruar fotot e Chiara Ferragni-t në një jaht me sipërmarrësin e njohur Silvio Campara disa muaj më parë, ato mbeten për momentin prova e vetme se influencuesja dhe Silvio janë në një romancë bashkë.
Chiara nuk ka folur zyrtarisht për këtë çështje, madje pas këtyre fotove nuk ka postime apo momente të tjera bashkë që janë publikuar në media, por sipas miqve të përbashkët të çiftit, ata “janë të dashuruar si adoleshentë” bashkë. Sipas të përjavshmes, “Oggi”, Chiara dhe Silvio, një biznesmen i njohur veshjesh, po përjetojnë një romancë të “mbrojtur” dhe të “qëndrueshme”, për faktin se ai nuk është një person i paparashikueshëm. Përkundrazi, ka shumë kontroll në çdo detaj të jetës së tij.
Duket ende e largët dita kur ata do të bëjnë daljen e tyre publike si çift. Ndryshe nga Chiara Ferragni, e cila tashmë e ka përcaktuar rrugën ligjore dhe kushtet e ndarjes nga Fedez, Silvio Campara nuk ka bërë akoma një ndarje zyrtare me Gulia Luchi-n, ish-bashkëshorten e tij, me të cilën ka dhe dy fëmijë.
Momenti, për më tepër, nuk është i lehtë as për influencuesen italiane. Pas skandalit të bamirësisë dhe mbylljes së hetimeve, Chiara është akoma në diskutime me avokatët e saj, ndërsa këta të fundit besojnë se çështja “nuk ka asnjë rëndësi penale dhe se aspektet e diskutueshme tashmë janë trajtuar dhe zgjidhur me marrëveshje”.