Tensionohet situata në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, Luizi i hedh salcë domatesh Ronaldos

Edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar të jetë e tensionuar situata në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Teksa gjatë ditës së djeshme pati një debati mes Ronaldo Sharkës dhe konkurrentes nga Kosova, Nita Latifi, një situatë tjetër është krijuar sot në mes të Ronaldos dhe Luizit.

Ky i fundit i revoltuar nga veprimet e Ronaldos, vendosi ta gjuajë të njëjtin me salcë domatesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas këtij incidenti, Ronaldo ulëriti sepse nuk e kishte mendjen në momentin që Luizi u afrua me salcë në dorë, e më pas ai shkoi të bënte dush.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas në një bisede tjetër të tensionuar, Luizi u shpreh se nuk do ta lejojë Ronaldon që të flejë sonte.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?