Tentativë afrimi, Harry dhe Meghan do të ftohen në kurorëzimin e Mbretit Charles

Harry dhe Meghan do të jenë të ftuar në kurorëzimin e Mbretit Charles të Anglisë, ceremoni e cila do të mbahet më 6 maj.

Ekziston një “hipotezë” sipas së cilës Duka dhe Dukesha e Sussex do të marrin ftesë për të marrë pjesë në ceremoninë shtetërore për kurorëzimin e Mbretit Charles.

Lajmi, ushqen frikën e atyre që besojnë se pjesëmarrja e Harry-t dhe Meghan-it mund të zbehë ceremoninë duke pasur parasysh polemikat që shpërthyen pas zbulimeve të bëra nga të dy në serialin që i sheh si protagonistë, ku shfaqen kujtimet e Harry-t.

SHKARKO APP