Testi i trashëgimisë, moderatorja pyet Eleni Foureirën: Greke dhe italiane? A nuk je shqiptare ti?
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira u habit në finalen e Eurovision 2019 kur në testin e trashëgimisë rezultoi se është 68.9% greke dhe italiane.
“Italiane? Nuk e kisha idenë! Jam pothuajse 70% greke? Unë nuk jam greke, unë jam rritur në Greqi, por ndihem greke. Nga Italia Jugore? Nuk di çfarë të them…”, u shpreh këngëtarja.
Kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer shqiptarëve, të cilët kanë bërë komente të ndryshme në postimet e saj në Instagram. Edhe moderatorja Eva Murati i bëri një pyetje: “Performancë e shkëlqyer, por greke dhe italiane? A nuk je shqiptare ti?”.
Nuk mungoi reagimi i Elenit, e cila i tha: “Sigurisht që jam, por ishte testi i ADN-së, trashëgimia ime”.



KOHA JONË SONDAZH

