Teuta refuzon të jetë e pranishme në dasmën e Bleros dhe Afronës për një arsye të fortë!

Në shtator të këtij viti, çifti i njohur i showbiz-it, Blero Muharremi dhe Afrona Dika do të kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre, me një ceremoni e cila do të ketë plot 600 të ftuar.

Mirëpo mes tyre nuk do të jetë ish-gruaja e Bleros, Teuta Krasniqi, me të cilën ka një vajzë të quajtur Tara.

E ftuar në emisionin “Kosova show”, Teuta ka rrëfyer se nuk do të jetë e pranishme në dasmën e ish-partnerit të saj, megjithëse kanë ruajtur marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin.

“Jo nuk do ishte mirë, jo për shkak të raportit se ne i kemi shumë njerëzore, normale dhe brenda kornizave, mirëpo në këtë rast kjo është diçka familjare dhe kudo në botë do dukej e çuditshme.”- ka rrëfyer ajo para kamerave.

Blero dhe Teuta vazhdojnë të takohen për shkak të vogëlushes së tyre Tara, e cila ka marrëdhënie mjaft të mira me partneren e re të të atit, Afronën.

A do te marr pjes ne dasmen e Bleros - flet Teuta Krasniqi

SHKARKO APP