“The Ferragnez” quhet seriali i Chiara Ferragni, vjen së shpejti

Blogerja më e njohur në botë Chiara Ferragni dhe bashkëshorti i saj, reperi italian Fedez do të vijnë me një serial të quajtur “The Ferragnez”.

Ferragni konfirmoi lajmin përmes një postimi në Instagram, ku tha se në dhjetor të këtij viti do të lançohet seriali me 8 episode, ku do të shfaqen momente të papublikuara më parë, që nga takimi i çiftit e deri tek periudhat e veçanta të jetës tyre bashkë.

Protagoniste të serialit do të jetë padyshim Chiara e cila aktualisht ndiqet nga 24 milionë persona në Instagram, reperi Fedez dhe fëmijët e çiftit, , Leo dhe Vittoria.

Seriali “The Ferragnez” do të përfshijë gjithë familjen e madhe të çiftit, që nga motrat e Chiaras, e deri tek gjyshja e reperit.

SHKARKO APP