Tjetër akuzë ndaj R Kelly, pagoi ryshfet për tu martuar me këngëtaren minorene
R. Kelly është akuzuar se korruptoi një zyrtar qeveritar për të marrë një dokument identifikimi fals që të martohej me një vajzë nën moshë në vitin 1994.
Vajza, e identifikuar në dokument si Jane Doe, mendohet se është këngëtarja Aaliyah.
Ata u martuan kur ajo ishte vetëm 15 vjeçe ndërsa R. Kelly, 27 vjeç. Por në certifikatë mosha e Aaliyah u shënua 18 vjeç.
R. Kelly gjithashtu po përballet me disa akuza për abuzim seksual dhe gjyqet do mbahen vitin e ardhshëm në Çikago e New York.
Por këngëtari i ka mohuar të gjitha akuzat.
Aktakuza më e fundit penale u ngrit nga prokurorët federale në Brooklyn, New York.
Sipas akuzave, R Kelly dhe shoqëria e tij drejtuan rreth ku rekrutoheshin gra dhe vajza nën moshë për veprimtari seksuale të paligjshme.
R. Kelly, emri i vërtetë i të cilit është Robert Kelly, akuzohet tashmë se i pagoi ryshfet një punonjësi të qeverisë në Illinois për të marrë një dokument fals.
Ky identifikim u përdor më pas për të marrë një licencë martese ku mosha e vajzës shkruhej 18-vjeçe, raporton New York Times.
Sipas dokumenteve të gjykatës ryshfeti u pagua më 30 gusht 1994, vetëm një ditë para marrjes së licencës së martesës me Aaliyah.
Martesa e tyre u anulua muaj më vonë sepse adoleshentja, emri i plotë i të cilës ishte Aaliyah Dana Haughton, ishte nën moshë.
Këngëtarja vdiq në një aksident ajror në vitin 2001. Albumi i saj i parë, Age Ain’t Nothing But a Number, u prodhua dhe u shkrua nga R. Kelly.
Steven Greenberg, avokati i R. Kelly, tha për ABC News në fillim të këtij viti se klienti i tij nuk e dinte se Aaliyah ishte 15 vjeç kur u martuan.