Tradhtia, hoxhë Dizdari: Ndryshe të jetë imoral një i pamartuar, ndryshe një në moshë të thyer

Në aspektin fetar, hoxhë Hajredin Dizdari tha në ”Klan tv”, se tradhtia nuk tolerohet, por shkelja e kurorës është e kategorizuar. Sa më i madh në moshë të jetë personi, aq më e rëndë është tradhtia.

”Unë nuk mendoj që tradhtia është e justifikueshme aq më tepër kur ajo ndodh në një moshë kaq të madhe. Për sa i përket anës fetare, asnjëherë njerëzit imoralë nuk kanë qenë njerëz të cilët janë justifikuar për imoralitetin e tyre përpara Zotit.

Zoti gjithmonë e ka ndëshkuar imoralitetin e njeriut. Për sa i përket moshës, para Zotit, aq më keq kur tradhtia ndodh në një moshë aq të madhe për shkak se profeti Muhamed kur përmend njerëzit që tradhtojnë, i kategorizon.

Është ndryshe të jetë imoral një person i cili është i pamartuar, është ndryshe të tradhtojë kurorën një person i cili është i martuar dhe aq më keq të tradhtojë kurorën një person i cili është i martuar dhe në moshë të madhe, madje në një shkrim profetik, profeti tha që mëshira e Zotit nuk e mëshiron ditën e gjykimit Zoti atë njeri i cili në moshë të madhe, në moshë të thyer, ka kryer imoralitet”,-tha Hoxha.

Po çfarë ndryshimi përbën mosha nëse tradhtia është po i njëjti fenomen?

Hoxhë Hajredin Dizdari: Po në moshë të madhe, është e dijshme besoj që njeriu nuk e ka fuqinë dhe tërheqjen siç e ka në rininë e tij, për këtë arsye është bërë një klasifikim në fe dhe Zoti e ka bërë këtë klasifikim dhe e ka njohur që i riu është ai i cili është më i prirur të ketë marrëdhënie të tilla sesa një person që është i thyer në moshë dhe besoj që doktori e sqaron këtë gjë edhe më mirë.

SHKARKO APP