Tragjike, aktorja 13-vjeçare ndërron jetë në spital

Aktorja e re e Brodway, Laurel Griggs, ka humbur jetën në moshën 13-vjeçare. Mediat e huaja shkruajnë se vdekja e saj erdhi për shkak të një komplikimi në shëndetin e saj.

13-vjeçarja ndërroi jetë për shkak të astmës dhe ishte e shtruar në spital, por fatkeqësisht mjekët nuk mundën të bënin dot gjë për akoren e re.

“Bota ka humbur princeshën e saj, e cila thjesht dëshironte që të gjithë të kenë një të ardhme të lumtur. Aktrimi i saj kishte qenë një ëndërr që nga fëmijëria dhe ajo kishte plane të mëdha për të ardhmen”, u shpreh për mediat gjyshi i Laurel.

Familjarët kanë treguar gjithashtu se e reja vuante prej dy vitesh nga astma, por nuk prisnin që gjendja e saj shëndetësore të përkeqësohej deri në këtë pikë.

Laurel Griggs u bë për herë të parë pjesë e Broadway në moshën 6-vjeçare si Polly në “Cat on a hot tin roof” me Scarlett Johansson.

SHKARKO APP