Trasperencë dhe puthje lezbike, në MTV Emma 2019 show edhe në tapetin e kuq
Eventi i madh muzikor europian ka mbledhur në Sevilia yjet e muzikës nga e gjitha Europa dhe jo vetëm. Fituesit ishin Billie Eilish, vlerësuar për këngën më të mirë (Bad Guy’), artistja më e mirë Shawn Mendes dhe Taylor Swift që ka fituar statujën e videos më të mirë me ‘Me’.
Zhgënjim për Ariana Grande, e cila mbeti pa asnjë çmim pavarësisht se kishte shumë nominime. Mes të vlerësuarve edhe Liam Gallagher me ‘Rock icon’.
Por në tapetin e kuq nuk kanë munguar edhe personazhe të shumtë të muzikës dhe spektaklit që kanë parakaluar duke bërë show me veshjen dhe me gjestet e tyre.
Nga J Mena që ka tërhequr vëmendjen me look-un e saj provokues, tek Alba Paul Ferrer dhe Aida Domenech, që me puthjen e tyre në buzë befasuan të ftuarit, këto dhe të gjithë të ftuarit e tjerë në këtë fotogaleri.