“Twerk” e lëvizje “hot”, Roza Lati e “djeg” atmosferën në “Big Brother VIP”!

E veshur me një palë tuta dhe një bluzë, banorja ka bërë lëvizje provokuese për shkak të sfidës së dhënë nga “Vëllai i Madh”.

Ky i fundit i dënoi banorët duke qenë se ata nuk e dëgjojnë zërin që jep komanda në shtëpinë e “Big Brother VIP”, nëse sfida nuk realizohej me sukses oborri do të mbyllet deri në njoftim të dytë.

Të gjithë banorët kanë kërcyer këtë zhaner, megjithëse ajo që mori të gjithë vëmendjen ishte Roza, e cila e bënte më së miri lëvizjet e trupit.

“Në maje të gishtave, jepi”- dëgjohej duke thënë moderatorja duke i mësuar banorët e tjerë se si të kërcejnë.

SHKARKO APP