U bë e famshme në vitin 2011, por ra pre e bullizmit! Këngëtarja rrëfen: Tentova të vrisja veten

Jesy Nelson, një prej këngëtareve të grupit “Little Mix” ka zbuluar se bullizmi online e bëri të tentojë vetëvrasjen.

Në një dokumentar të BBC, 28-vjeçarja tha se komentet për pamjen e jashtme e mërzitën aq shumë sa donte të vdiste.

Pasi fitoi kompeticionin X Factor 2011, ajo dhe këngëtaret e grupit u kthyen nga të panjohura në të famshme.

Kur ngacmimet u bënë të paduruara, ajo mori mbidozë, por ish-i dashuri ia shpëtoi jetën.

Jesy Nelson: U ula duke qarë në krevat dhe mendoja: Kjo nuk do të largohet kurrë, do të ndihem keq për të gjithë jetën, prandaj pse duhet të jem këtu? E vetmja mënyrë që mund të përshkruaj dhimbjen është se ndihesha zemërthyer gjatë gjithë kohës.

Mbaj mend që shkova në kuzhinë dhe mora shumë pilula. Pastaj shkova në shtrat dhe vazhdoja të mendoja: ‘Le të ndodhë. Shpejto’. Më pas, ish-i dashuri im që ishte me mua, u zgjua dhe më pyeti, ‘Përse qan?’ Unë i thoja, ‘Thjesht dua të vdes’.

Pasi i tregoi se çfarë kishte bërë, ai e çoi me urgjencë në spital.

Gjatë dokumentarit, Jesy tregon se bullizmi online i ndikoi aq shumë në jetën profesionale sa i dukej sikur e urrente ëndrrën e saj.

Jesy Nelson: Është ndjenjë e çuditshme të jetosh ëndrrën tënde dhe ta urresh në të njëjtën kohë. Unë nuk doja të bezdisja asnjë apo të dukesha diva.

SHKARKO APP