U eliminua nga Renato, ish-konkurrenti ka një mesazh pikant
Ai është konkurrenti i fundit i eliminuar nga “Hell’s Kitchen”. Bëhet fjalë për Erion Gjergjin, i cili ditën e djeshme në studion e “Ftesë në Pesë” tregoi më shumë për eksperiencën në “Kuzhinën e Djallit”, arsyen e pjesëmarrjes, si edhe planet në aspektin profesional pas skualifikimit.
I vënë në qendër të vëmendjes për konfliktet e shpeshta me shef Renato Mekollin, Erioni nuk mund të largohej nga studio pa dhënë një mesazh për shefin e njohur.
“Bravo të qoftë që hape një vend pune si pjatathyerës, se njerëzit kanë nevojë për punë dhe t’i hape një vend të ri”, ka thënë ai me humor.

