U largua nga TV Klan, Graciano Tagani me pozicion të ri në televizionin konkurent

Në fillim të vitit, balerini i njohur Graciano Tagani deklaroi publikisht se është larguar nga trupa e baletit “Albi Nako Dance”.

Gracioano Tagani i habiti të gjithë duke thënë se pas 7 vitesh punë së bashku, koreografi i njohur Albi Nako e pushoi nga puna me një mesazh të vetëm.

Dhe tashmë Graciano Taganin nuk do ta shohim më në Klan në sezonin e ri televiziv, pasi balerini i njohur është zhvendosur në një tjetër televizivion ku ka marrë një post të ri.

Ka qenë vetë Graciano ai që ka zbuluar me një postim në Instastory faktin që ka nisur punë në Top Channel.

Ndërsa burime për “Blitz.al” kanë mësuar se Graciano do të jetë koreograf i emisionit “E diell”.

Madje atij i është besuar dhe një rubrikë në programin e së dielës i cili fillon së shpejti.

 

SHKARKO APP