U martua me 80 vjeçarin amerikan, aktorja e varfër turke i jep fund martesës pas 3 muajsh

Aktorja e njohur Meltem Miraloğlu i ka dhënë fund martesës me bashkëshortin 48 vjeç më të madh.

Ndarja erdhi vetëm tre muaj pas martesës. Ka qenë pikërisht kurorëzimi i tyre ai që ka bërë bujë dhe ka shkaktuar reagime të shumta në mediat turke, por siç po e shohim, nuk ka ngelur pas as divorci i çiftit.

Mediat turke raportojnë se Meltem ndihej “e dëshpëruar”, prandaj mori këtë vendim dhe nisi procedurat e divorcit.

Meltem Miraloğlu do vazhdojë të jetojë në Amerikë pas ndarjes, por do të largohet nga shtëpia ku jeton me miliarderin amerikan 80-vjecar.

Në të kaluarën, Meltem përflitet se ishte detyruar të largohej me të dashurin e saj nga Turqia drejt ShBA-së, për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike. Aty aktorja punonte si kamariere deri në momentin që u njohbme 80p vjeçarin dhe u nda nga i dashuri.

Siç raportohet, ajo kishte të bënte me një person me precedent të mëparshëm penal, prandaj është e frikësuar që të kthehet në Turqi.

SHKARKO APP