U martua në fshehtësi në Gjermani, zbulohet identiteti i vajzës që i “rrëmbeu” zemrën Ardian Bujupit

Këngëtari i njohur Ardian Bujupi, është një ndër artistët më të suksesshëm të estradës muzikore. Ndonëse është një ndër artistët më në zë të momentit, përsa i përket jetës personale ai është shumë diskret dhe dëshiron t’a lërë atë jashtë kamerave.

Mirëpo disa ditë më parë në rrjet qarkulluan lajme se Ardiani i ka dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar me martesë romancën me një vajzë nga Kosova.

Celebrimi ka ndodhur në prani të rrethit të ngushtë familjar të çiftit dhe deri më tani ata kanë zgjedhur ta mbajnë të fshehtë këtë gjë, duke mos zbuluar më shumë detaje.

Mirëpo së fundmi “Prive” ka zbuluar identitetin e vajzës që i ka ‘rrëmbyer’ zemrën këngëtarit.

Sipas disa burimeve për këtë media bashkëshortja e Ardianit quhet Fjolla, e cila prej vitesh së bashku me familjen jeton dhe punon në Gjermani, ndërsa dyshja tani ndodhen me pushime në jugun e Shqipërisë dhe po shijojnë kohën së bashku.

SHKARKO APP