Një modele futet për të ndarë Luizin dhe Kiarën

Një modele pritet të futet në shtëpinë e Big Brother. E.P. me sa duket do të trazojë ujërat mes Kiarës dhe Luizit pasi ka shprehur haptazi pëlqimin për djalin shkodran.

Bukuroshja brune është një nga modelet më të përfolura kohët e fundit për shkak edhe të zërave se ka qenë në një lidhje me një personazh të famshëm të botës së krimit që u shndërrua në një “histori big brother-i”, pak muaj më parë.

Në ditëlindjen e tij fotoja ku ai puthej në buzë me bukuroshen brune u shpërnda në rrjetet sociale dhe mori reagime te shumta.

Ajo që i hodhi benzinë zjarrit ishte postimi që vetë E. bëri më pas në rrjetet sociale, ku në një foto shkruante: “Jam krimi jot i preferuar”.

Së fundmi ajo ka shprehur pëlqimin për këngëtarin shkodran dhe nëse futet duket se do të jetë një “dhimbje koke” për Kiarën.

Vetë Arbana dhe produksioni i BBV e kanë pranuar që do të ketë hyrje të reja në vijim dhe duke parë që po kthehet në monotone situata brenda shtëpisë, hyrja e kësaj modeleje mund të trazonte ujërat.

Megjithatë deri tani janë vetëm fjalë.

SHKARKO APP