U shpërfytyrua nga motrat Berishaj me shishe, a do të jetë Klea Prenga banore e BBV?

Klea Prenga, vajza e cila u dhunua mbrëmjen e 6 gushtit nga motrat Mariela dhe Antonela Berishaj, kjo e fundit ish-banore e BBV 2, mesa duket do t’i bashkohet televizionit, duke u bërë pjesë e “Big Brother Vip 4”, i cili nis mbrëmjen e sotme.

Ka qenë një postim në rrjetet sociale i ish-opinionistit Olti Curri, i cili ka ngritur dyshime se Klea mund të jetë një nga konkurrentët që do jetë pjesë e garës.

Ai ka publikuar një foto të Kleas në “InstaStory”, ndërsa krahas saj shkruan: “Priten surpriza nga Klea në BB Vip Albania 4?”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?