Çfarë po paralajmëron Luizi
Banorët e ‘Big Brother VIP’ janë ndarë në çifte. Njoftimi u erdhi nga Vëllai i Madh, por ende nuk kanë marrë detaje se me çfarë lidhet kjo ndarje.
Banorët kanë nisur aludimet se për çfarë mund të jetë kjo ndarje. Sipas Luizit mund të jetë diçka e ngjashme me radhën e kaluar, ku banorët duhet të nominojnë në çift në dhomën e rrëfimit.
Luizi i cili është në këtë ndarje me Kiarën, tha se do ta nxjerrin në nominim ‘kokë më kokë’. Pra ikën Luizi apo Kiara!
Dhe kjo duket lojë e rrezikshme.