Unikatili ironizon serbët që i hoqën posterin: Namin paskeni bërë….

Ai është një ndër reperët më të suksesshëm shqiptarë i cili prej vitesh ka dhuruar shumë hite për dëgjuesit shqiptarë.

Pavarësisht se nuk i ka këngët me klipe ai është një ndër më të preferuarit nga publiku, mirëpo Unikkatil nuk ka realizuar shumë koncerte gjithashtu.

Koncertet e tij numërohen me gishta, si ai në Prishtinë, Zvicër dhe Durrës dhe i rradhës është në Mitrovicë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe data e shumë pritur erdhi Unikatili ka mbërritur në Mitrovicë ku do të zhvillojë koncertin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por si fillim ai është ndalur në Graçanicë, ku ditë më parë është raportuar se një nga posterët që njoftonin për koncertin e tij është hequr nga disa persona.

Pasi ka bërë një foto tek vendi ku ishte vendosur posteri i tij ai ka shkruajtur në Facebook: ‘Namin paskeni bo. Qe ku jam’

Koncerti do të organizohet në stadiumin “Adem Jashari” ku pritet që të ketë një numër të madh të fansave të Viktorit.Image

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?