Valza publikon baladën e re “Ike” (VIDEO)

Këngëtarja Valza Zhegrova ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor. “Ike” titullohet kënga e saj e re, e cila është e zhanrit baladë. Kënga është punuar nga producenti Mixey, i cili ka edhe nën menaxhim këngëtaren në fjalë. Vargjet e tekstit ndërkohë i janë besuar këngëtarit Gent Fatali. Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, i cili është realizuar në ngjyrat bardhë e zi, për t’iu përshtatur kështu edhe tematikës që kënga trajton.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Valza - Ike

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?