Vdes në mënyrë të mistershme modelja ruse

Rrethanat e vdekjes së një modeleje 32-vjeçare nga Rusia po hetohen nga autoritetet italiane. Lidhur me ngjarjen është marrë në pyetje një fotograf britanik, me të cilin thuhet se ka qenë së modelja para se të gjendej pa shenja jete.

Trupi i Galina Fedorova u gjet pas një zhytjeje me Yev Taranov ndërsa udhëtonte në një ishull të izoluar në Sardenjë fundjavën e kaluar, shkruan abcnews.al

Sipas mediave, disa shishe alkool u gjetën brenda mjetit lundrues të marrë me qira nga 32-vjeçarja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fotografi dëshmoi në polici se të dy ai dhe Fedorova u përpoqën të notonin, por modelja në një moment u zhduk nga sytë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia që po heton çështjen ka dërguar një dron që u gjet në gomone për ta kontrolluar pasi, sipas burimeve nga policia italiane, tragjedia ndodhi pranë një poligoni zjarri të NATO-s.

“Ne duhet të përjashtojmë mundësinë e një incidenti të fshehtë spiunazhi,” tha një burim për mediat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?