Vendosen dënimet në Big Brother Vip: Nga burgu tek dalja e vajzave pa makeup

Big Brother VIP ka shpallur qeverinë me Luizin kryeministër, Elvisin ministër të drejtësisë, Qetsorin ministër të brendshëm, Kristin president. Luizi mblodhi kabinetin qeveritar dhe diskutoi për disa nga pikat e caktuar nga Vëllai i Madh që nuk lejohen të shkelen dhe se duhet të përcaktohen ligjet përkatëse për to.

1-Fjalët ofenduese në shtëpi.

2- Mos respektimi i lojërave.

3- Aleancat në shtëpi.

4- Fikja e mikrofonave.

5-Pastrimi i shtëpisë dhe gatimi.

Për secilën nga këto shkelje, qeveria duhet të miratojë një projektligj, që në momentin që një banor shkel një apo më shumë prej këtyre rregullave të dënohet.

Për pikën 1, banorët vendosën që dënimi të vendoset nga 4 deri në 12 orë burg. Në rast përsëritjeje, i njëjti banor do dënohet me 12 orë të plota burg.

Për pikën 2, qeveria vendosi që penaliteti të jetë pastrimi i tualeteve dhe i kuzhinës. Në rast përsëritje, u vendos pastrim i të gjithë shtëpisë.
Për pikën 3, u vendos hedhje në pishinë për 5 herë me rroba. E dyta, fjetje në verandë dhe e treta përjashtim nga buxheti.

Për pikën 4, u vendos 20 herë rrotullime me vrap të lehtë rreth pishinës. E dyta, shkelësi kishte për detyrë të pastronte korridorat dhe dhomën e ndenjes. E treta, dënim me thyerje vezë në kokë dhe e katërta, burg 2 deri në 4 orë.

Për pikën 5, qeveria vendosi që në “Prime”, djemtë të dalin me pantallona të shkurtra dhe me këmishë, ndërsa vajzat të dalin pa make up dhe pa rregulluar flokët. E dyta, do ndëshkohen me salcë në kokë dhe e treta të sistemojnë të gjitha krevatet e shtëpisë.

SHKARKO APP