VIDEO/ ”Big Brother Vip”, Eni rrëfen periudhën e errët dhe problemet familjare

Pjesë e ”Big Brother Albania Vip 2”, është edhe Eni, një model i ri. Ai vendosi të ndaj me Tean një pjesë nga jeta e tij personale.

Eni foli me banorët për vështirësitë që ka kaluar në jetë, për shkak se babai i tij ka qenë i alkoolizuar dhe si rrjedhojë ka pasur problem edhe me përqëndrimin dhe kursimin, kështu që Enit i është dashur të punojë vetë për të siguruar jetësën e tij që në moshë të re.

Ai shprehu dëshirën për ta ndarë këtë histori publikisht, për një arsye. Që njerëzit të kuptojnë që ai ka hasur vështirsi në jetë për të arritur aty ku është tani. Eni tha se kur babai i tij pinte, transformohej në një tjetër person.

Po ashtu modeli shtoi faktin se për për këtë ves, nuk e fajëson dot 100 përqind babin. I pyetur nga Ronaldo nëse ai ja ka falur këtë gjë, Eni tha se po.

SHKARKO APP