VIDEO/ Imane Khelif ndryshon dhe jep një mesazh për ata që e quajtën transgjinor: Jam një vajzë myslimane

Jeta e Imane Khelif nuk është më e njëjta si përpara Lojërave Olimpike ”Paris 2024”. Pas gjithë diskutimeve që rrethuan praninë e boksieres algjeriane në ring me femrat për shkak të çështjes së interseksualitetit të saj, kampionja olimpike u rishfaq në jetën publike me një “look” totalisht ndryshe nga ai që shfaqi në Paris. Khelif shihet me tualet dhe me një model krejt tjetër flokësh nga ai me të cilin u mësuam në Olimpiadë.

Në një intervistë për “AP”, Imane foli për atë që ndodhi në Paris dhe të gjitha sulmet e marra. ”Sinqerisht, nuk më pëlqen të përziej politikën me sportin. Sporti dhe politika janë dy gjëra të ndara dhe disa politikanë kanë qenë të padrejtë me mua. Ata nuk kanë të drejtë të thonë se jam transgjinor.

Kjo është një fyerje e madhe për familjen time, nderin e familjes sime, nderin e Algjerisë, grave të Algjerisë dhe veçanërisht botës arabe. Të gjithë e dinë që unë jam një vajzë myslimane. Nëse dikush dëshiron të më kërkojë falje, unë e pranoj. Por, atyre që nuk kërkojnë falje, u dërgoj një mesazh: Unë jam grua dhe grua do të mbetem”.

SHKARKO APP