VIDEO/ Nga pranimi i veseve te mesazhi i nënkuptuar për Xhensilën, rrëfimi pa doreza nga Besi
Bes Kallaku ka publikuar këngën e tij më të fundit, “Rrëfimi”, që më shumë se një projekt muzikor, duket si një pasqyrim i rrugëtimit të tij personal, si një rrëfim i versionit të tij të historisë. Sikundër pritej, në mënyrë të nënkuptuar, ai duket se nuk ka kursyer as ish-bashkëshorten e tij, Xhensila Myrtezaj.
“Janë thënë ç’a s’janë thënë,
Por hiç s’i përfilli,
Mes meje e teje,
Dihet kush është thëngjilli”,thuhet në vargjet e këngës, tekstin e së cilës e ka shkruar vetë Besi.
Mes rreshtave, ai lë të kuptohet se për shkak të periudhave të vështira, ka rënë pre e disa zakoneve të këqija, një kohë që, sipas tij, nxori në pah edhe fytyrat e vërteta të njerëzve përreth.
“U zhyta edhe n’vese,
Po, po, e vërtetë,
Por a m’pyeti njeri:
O Bes, ç’a ke, pse nuk flet?”, vijon më tej kënga.
Megjithatë, përtej rrëfimit të ngarkuar emocionalisht që sjell ky projekt, duket se Besi e ka lënë pas këtë kapitull të jetës së tij. Së fundmi, ai ka nisur një histori të re dashurie me një vajzë të quajtur Ejona.

KOHA JONË SONDAZH

