VIDEO/ Presidentja dhe ministrja i bëjnë ”Diss” njëra-tjetrës me këngët e Dafinës
Këngët tashmë po përdoren edhe nga politika për të bërë siç quhet në gjuhën e reprit ”Diss”. Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz ka pasur një përplasje tejet të ashpër me presidenten Vjosa Osmani rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Gërvalla përmendi këngën ”llafe, llafe” të Dafina Zeqirit, e që sipas kryediplomates është kënga e presidentes Osmani. Diss-in Osmani ia ktheu në konferencë, duke e përmendur një këngë tjetër të Dafinës.
”Nuk e kom pa, po u dashka me gjetë edhe me pa. Nuk do të komentoja raporte, por kemi dallime në qëndrime dhe janë të qarta dhe publike. Nëse doni me vazhdua pak me kangë të Dafinës, e ka një të re “me kast, me kast, mjeshtër i mashtrimeve, me kast, me kast përsëritës i gabimeve. Përndryshe, Dafina një përkrahëse e fuqizimit të gruas dhe kauzës së barazisë gjinore”,-tha Osmani.
View this post on Instagram