VIDEO/ ”Tani e kuptoj pse vëllai im të pëlqen”, motra e Mateos takon Brikenën: Besoni tek…
Raporti mes Brikenës dhe Mateos ka kaluar në një fazë të tensionuar gjatë ditëve të fundit, kryesisht për shkak të xhelozisë së Brikenës ndaj afrimitetit të Mateos me Selin. Situata u përkeqësua edhe më shumë pas një mesazhi të ardhur me dron, ku aludohej se Mateo po e përdor Brikenën për lojë, duke shtuar dyshimet dhe pasigurinë mes tyre.
Megjithatë, atmosfera ndryshoi disi pas një vizite të papritur nga motra e Mateos, Kejsi, në kuadër të sfidës së mosreagimeve. Ajo iu drejtua Brikenës me fjalë të ngrohta dhe komplimente, duke e vlerësuar dhe duke zbutur sadopak tensionin e krijuar. Vizita e saj nuk ishte vetëm mbështetje për Brikenën, por edhe një sinjal për Mateon.
Para largimit, Kejsi i tërhoqi vëmendjen të vëllait për zënkat e vazhdueshme dhe i dha një mesazh të qartë të dyve: të besojnë tek njëri-tjetri dhe të mos ndikohen nga faktorë të jashtëm apo keqkuptime. Tani mbetet për t’u parë nëse kjo ndërhyrje familjare do të ndikojë pozitivisht dhe do të sjellë më shumë qetësi në marrëdhënien e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

