Videoklipi ikonik për “Last Christmas” tani mund të shikohet në rezolucion 4K

Krishtlindjet kanë mbërritur më herët këtë vit në formën e remasterit 4K të video-klipit ikonik të këngës “Last Christmas” të bendit legjendar “Wham!”. Kënga u publikua fillimisht 35 vjet më parë, në dhjetor të vitit 1984, ndërsa Sony Music Entertainment tani i ka ripunuar regjistrimet origjinale në rezolucion 4K.

Shumë njerëz komentojnë se sa e çuditshme është ta shikosh cilësinë e mirë të pamjeve nga vitet 1980 dhe se në to aktorët duken sikur i kanë veshur sërish kostumet e viteve ’80.

Kështu skenat në darkë dhe lufta me borë në Last Christmas tani duken të pabesueshme, shkruan KOHA Ditore. Video-klipi i ri, i cili është uploaduar në Youtube tani i ka mbi 2 milionë shikime, ndërsa videoja e mëhershme i ka afro gjysmë miliard shikime.

Gjykuar nga komentet, duke e parë George Michael dhe modelin e tij të flokëve nga vitet ’80 në një cilësi krejtësisht të ndryshme, oreksi i audiencës është rritur dhe pritet edhe rimasterimi i video-klipeve të tjera nga kjo periudhë. Kjo është pikërisht ajo që audienca mund të presë në periudhën e ardhshme.

T’ju rikujtojmë, hiti legjendar për Krishtlindje u shkrua dhe u bë me produksion të Michael, frontmeni i bendit Wham!, ndërsa përfundoi në albumin “Music from the Edge of Heaven”.

Wham! - Last Christmas (Official 4K Video)

SHKARKO APP