Vipat shqiptarë tregojnë sa lekë kanë në kuletë

Ah festat! Ah aftësia e tyre për të na lënë pa asnjë monedhë në xhep. Si fillim, duhen blerë ushqimet për darkën e fundvitit. Duhet blerë ndonjë veshje, se pas 12 s’mund të rrish me të shtëpisë.

Duhen shpenzuar lekë për pije atje ku do të shkosh. Duhen blerë dhurata për familjen e miqtë. Dhe së fundi, duhen ruajtur ca lekë deri rrogën e radhës. Sa lekë keni në xhep më datë 5 janar?

Për ju nuk e dimë, por dimë sa kanë disa personazhe të famshëm në vend. Pasi postoi kuletat e disa prej ndjekësve të saj, Rozana Radi postoi dhe të vetën ku vihen re dy kartmonedha 2 mijë lekëshe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Radi nominoi pesë personazhe të tjerë, nga të cilët pranuan Ervin Kurti me 1200 lekët e tij;

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe Kledi Bahiti, i cili “s’mban portofol se është buxhetor.”

Sfida mori dhénë dhe deri më tani kanë treguar gjithashtu kuletat Eneda Tarifa, që ndoshta duhej t’i kishte fshehur numrat e identifikimit personal në ID dhe patentë…

Dhe Anxhela Peristeri me dy tufa kartmonedhash të huaja;

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?