Visjan Ukcenaj: Akoma s’më del inati me ato pikët e Italisë
Pjesëmarrja e Shqipërisë në “Eurovision 2019”, përfaqësuar nga këngëtarja Jonida Maliqi me “Ktheju Tokës” u vlerësua me 1 pikë nga juria italiane.

Për situatën në fjalë, të paktën deri dje (datë kur u bë postimi i videove të mëposhtme), aktorit të humorit Visjan Ukcenaj nuk i ka dalë ende inati. Përmes disa videove në Instagram Story, Ukcenaj u shpreh:
https://www.instagram.com/p/BxuO_3EFYlD/
“Akoma nuk më del inati me ato pikët e Italisë në Eurovision! Këta makaronat, këta spaghetti- t.” duke shtuar se ata as nuk dinë të shajnë, jo më shumë.

Më tutje, me një ton të rëndë, racist dhe fyes, Ukcenaj vazhdon:
Ç’është e drejta, deklarata e Visjanit bie ndesh me atë çfarë kemi thënë ndër vite dhe për të cilën jemi ankuar dhe kemi justifikuar mosfitoren tonë (lexo). Që pikët jepen në mënyrë të padrejtë dhe thjesht e vetëm për hir të fqinjësisë.

Në thelb, deklarata e mësipërme nxit dhe kërkon të njëjtën gjë: më shumë pikë nga Italia sepse jemi pranë territorialisht apo se kanë emigruar shumë shqiptarë në tokën e saj.
KOHA JONË SONDAZH

