Vrasje apo vetëvrasje? Gjendet pa jetë transgjinorja e famshme

Miriam Rivera, ylli i show-t të 2004-ës ”There’s Something About Miriam” (“Ka diçka rreth Miriam-it”), në fund të të cilit u zbulua se e reja ishte në fakt transgjinore është gjendur e varur në rrethana misterioze. Ndonëse modelja meksikane vdiq në shkurt, lajmi në fjalë është shpërndarë me shpejtësi së fundmi, ku bashkëshorti i saj Daniel Cuervo dyshon se e shoqja mund të jetë vrarë për shkak se refuzoi të punonte si prostitutë. 38-vjeçarja u gjend pa jetë në shtëpinë e saj në Hermosillo, Meksikë më 5 shkurt.

”Mëngjesin e 5 shkurtit, Miriam më telefonoi dhe më tregoi se nuk ndihej mirë, po villte gjak, ndaj i thashë të shkonte me shpejtësi në spital. Më telefonoi sërish para se të ikte nga spitali, diku rreth orës 12:00 dhe kjo ishte hera e fundit që folëm”,-tregoi bashkëshorti për ”Daily Mail Australia”

Çka e shtyn Cuervo-n të mendojë se e gjitha kjo qe një vrasje është fakti se gjatë kohës që po merrej me funeralin e Miriam- it mori një telefonatë kërcënuese, ku dikush i tha “të mos kthehej në Meksikë sepse do ta vrisnin edhe atë”. E ndjera ishte e njohur edhe për pjesëmarrjen e saj në Big Brother Australia.

SHKARKO APP