Will Smith reagon për herë të parë pas shuplakës që i dha Chris Rock-ut: Sjellja ime e pafalshme

Aktori Will Smith ka reaguar për herë të parë pas incidentit gjatë eventit për çmimet “Oscar” ku qëlloi me shpullë aktorin Chris Rock.

Në një postim në Instagram, Smith e quajti sjelljen e tij “të papranueshme dhe të pafalshme”.

“Shakatë në kurrizin tim janë pjesë e punës sime, por një shaka për gjendjen shëndetësore të Jada-s ishte e tepërt për mua dhe reagova emocionalisht”, ka shkruar fillimisht ai.

Më pas i kërkon i kërkon falje Chris: “Dëshiroj të të kërkoj falje publike, Chris. Unë isha jashtë linjës dhe gabova. Jam i turpëruar dhe veprimet e mia nuk ishin tregues i burrit që dua të jem. Nuk ka vend për dhunë në një botë me dashuri dhe mirësi.“

Smith shtoi në postimin e tij se, “Dhuna në të gjitha format është helmuese dhe shkatërruese”.

Ai gjithashtu përfshiu në deklaratën e tij edhe një kërkim-falje për “Akademinë, producentët e shfaqjes, të gjithë të pranishmit dhe të gjithë ata që shikojnë anembanë botës, familjes së yjeve të tenisit Venus dhe Serena Williams dhe atyre që janë përfshirë në filmin”, për të cilin fitoi ai çmimin e tij për “Aktorin më të mirë” të dielën.

Më vjen thellësisht keq që sjellja ime ka njollosur atë që ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm për të gjithë ne,” shkroi ai.

SHKARKO APP