William injoron Meghan Markle
Dita e Krishtlindjeve nuk qëlloi dhe aq e suksesshme për familjen mbretërore angleze. Së fundmi, mediat o shkruajnë shumë për marrëdhënien e dy çifteve mbretërore dhe nuk kishte se si të kalonte as kjo ditë pa rënë në sy të mediave.
Në një moment, teksa William po rregullonte shallin, Meghan kthehet dhe ai vazhdoi sërish me shallin e tij. Kjo u përkthye nga mediat dhe komentuesit në rrjetet sociale si injorim nga ana e princit William. Specialisti i gjuhës së trupit, Judi James është shprehur duke thënë se Meghan mund të mos ketë folur fare me William por e gjitha kjo është keqinterpretuar.
”Kjo ndjenjë e largimit mund të shkaktohet nga tensionet por gjithashtu mund të nxitet kryesisht nga mospëlqimi i William-it për kryerjet e detyrave mbretërore. Pas dramave tragjike të martesës së prindërve të tij William është munduar të shmangë çdo shfaqje emocionale publike që mund të tërheqë shumë vëmendje mediatike dhe kjo mund të jetë edhe arsyeja pse ai shmangu Meghan. Plus, nuk ka asnjë provë reale që Meghan po përpiqej të merrte vëmendjen e kunatit të saj. Më shumë u duk sikur ajo u kthye për t’i buzëqeshur Kate dhe jo William, që do të thotë se ai mund të jetë vërtet jashtë kësaj historie dhe po përpiqej thjesht të rregullonte shallin e tij”,-është shprehur Judi.
https://www.instagram.com/p/Br0AN6uh65E/?utm_source=ig_embed
KOHA JONË SONDAZH

