Xhensila Myrtezaj flet për herë të parë për divorcin e prindërve

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në programin “Në kurthin e Piter Panit”.

Xhensila e ‘hapi zemrën’ si asnjëherë tjetër, duke rrëfyer gjëra që nuk i kishte thënë kurrë më parë.

Prindërit e këngëtares janë ndarë para shumë vitesh dhe ajo është rritur pa të atin.

Dhe mbrëmjen e djeshme ajo foli për herë të parë për të treguar se pavarësishtë të gjithave e do shumë.

Për të e rëndësishme është që të dy të jenë të lumtur.

‘Mami ka qenë gjithnjë pjesë e jetës sime dhe ka qenë për mua edhe nënë, edhe baba. Gjithsesi për mua rëndësi ka që ata të jenë të lumtur. Padyshim edhe babain e dua shumë”, tha Xhensila.

SHKARKO APP