Xhensila Myrtezaj sërish shtatzënë? Këngëtarja reagon pas lajmit

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka festuar së fundmi 30-vjetorin e ditëlindjes së saj. Artistja organizoi një festë të madhe ku pranë vetes kishte familjarë dhe miq të ngushtë.

E teksa në rrjet kanë qarkulluar foto dhe video nga ditëlindja e Xhensilës, fansat kanë nisur të dyshojnë se këngëtarja mund të jetë në pritje të ëmbël, dhe kjo për faktin se barku i saj dukej goxha i rrumbullakosur. E duket se këto thashetheme i kanë rënë në sy këngëtares, e cila ka reaguar menjëherë nëpërmjet një postimi në InstaStory ku shkruante:

‘Pupupupu filluan prapë”-duke lënë të kuptojë se zërat që po qarkullojnë në rrjet për një shtatzëni të mundshme të artistes nuk janë të vërteta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Xhensila është përfolur në rrjet për një shtatzëni të dytë. Ajo dhe partneri i saj Bes Kallaku janë prindër të një vajze, Ajka.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?