Xhensila ndryshon look, këngëtarja vendos të presë flokët shkurt (Foto)

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Xhensila Myrtezaj i habiti të gjithë ndjekësit me ndryshimin e madh që bëri në look-un e saj.

Ditën e djeshme ajo ka postuar një foto së bashku me Besin dhe ajo që bie në sy janë flokët e saj të shkurtër.

Ajo çfarë bie në sy tjetër, është fakti që Xhensila e ka errësuar dhe ngjyrën e flokëve të saj. Ky ndryshim i momentit të fundit i ka habitur jo pak ndjekësit, të cilët kanë komentuar menjëherë. Në foto ajo shfaqet mjaft natyrale dhe tërheqëse me pamjen e re.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk dihet nëse ky ndryshim ka ardhur si pasojë e ndonjë projekti në ri në muzikë, por kjo pritet të zbulohet në javët në vazhdim nga vetë Xhensila.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?