Yll Limani e nis verën me baladë dashurie, por vjen ndryshe nga herët e tjera

Këngëtari Yll Limani ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar “Nuk po kalojka”.

Edhe këtë herë, Ylli i këndon dashurisë por ka lënë muzikën melankolike. Armend Rexhepagiqi dhe Darko Dimitrov kanë punuar që ti japin këngëtarit një baladë ritmike për tu përshtatur me këtë sezon veror. Këtë herë Ylli i këndon një vajze e cila dashuron një tjetër.

Fansat e mbështesin gjithmonë në projektet e reja muzikore dhe pritet që e njëjta gjë të ndodhë me “Nuk po kalojka”.

Mbetet për tu parë nëse kjo këngë do ngjitet në toplistat muzikore për këtë sezon veror.

Yll Limani - Nuk po kalojka

SHKARKO APP