Zbulohet arsyeja përse u martuan në Las Vegas Sophie Turner dhe Joe Jons

Martesa surprizë e çiftit Sophie Turner dhe Joe Jonas i ka habitur fansat e tyre, pasi ata po planifikonin një dasmë në Francë këtë verë.

Burime për revistën “People” kanë bërë të ditur se dasma në verë do të zhvillohet, por kjo në Las Vegas është bërë për efekt ligjshmërie, pasi që të njihej si zyrtare duhej të ndodhte në një vend amerikan dhe jo evropian.

Në Francë, një martesë simbolike ose fetare nuk përbën martesë ligjore, ndaj të dy u martuan paraprakisht në SHBA.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë dasmës pas eventit “Billboard” shoqëruesja e Sophie ishte kunata e saj, aktorja Priyanka Chopra.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë në dasmën e planifikuar në Francë shoqëruesja e aktores së njohur do të jetë mikesha e saj e ngushtë dhe kolegia e ‘Game of Thrones”, Maisie Williams.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?