Zbulohet datat e turneut botëror të Rita Orës
Rita Ora do mbajë turneun e saj muzikor ‘Phoenix’ për promovimin e albumit të saj.
Dhe këngëtarja me origjinë shqiptare ka zbuluar datat e turneut në Evropë dhe vendet ku do performojë.
Turneu i saj muzikor do zgjasë rreth një muaj dhe do nisë në Oslo të Norvegjisë më 23 prill e do përfundojë në Glasgow më 29 maj.
Rita do japë koncert edhe në Milano të Italisë më 30 prill.
“Mezi po pres,”-shkroi këngëtarja.
Rita Ora ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në tregun muzikor ndërkombëtar. Dhe ky koncert pritet të jetë një tjetër arritje e madhe e saj.

KOHA JONË SONDAZH

