Zbulohet emri i vajzës së Luizit dhe Kiarës, ja detaji që nuk u shpëtoi fansave

Luizi dhe Kiara do të bëhen prindër për herë të parë. Moderatorja është në ditët e fundit të shtatzanisë, ndërsa ditën e djeshme çifti kanë përgatitur së bashku edhe valixhen e maternitetit.

Në rrjet është folur shumë për emrin që ata kanë zgjedhur për të voglën e tyre, ndërsa Kiara ka zbuluar zyrtarisht vetëm shkronjën e parë që do të jetë si babai i saj, L.

Luna ka qenë një emër që përflitet që mund të ketë zgjedhur çifti Ejlli, kjo pasi moderatorja u shfaq me një varëse me simbolin e hënës pas intervistës me Bora Zemanin. Po ashtu emri Luna shfaqet edhe në videoklipin e fundit të Luizit në këngën “Kce”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?