Zbulohet juria e ”Dance With Me”

Për pak ditë, nis sezoni i gjashtë i ”Dance With Me” në Tv Klan, juria e të cilit do të pësojë ndryshime edhe këtë sezon. Valbona Selimllari do të vazhdojë të mbetet në juri, ndërsa Robert Aliaj dhe Kledi Kadiu nuk do të jenë më pjesë e spektaklit të kërcimit.

Emrat që do t’i zëvendësojnë u zbuluan nga produksioni për ”Revista Class”: Gentian Zenelaj, së bashku me balerinën/koreografen Enada Hoxha.

”Është gjithmonë kënaqësi të rikthehesh në ekran, brenda një formati ku lëvrohet kërcimi dhe muzika, që janë pasionet e mia të mëdha dhe që i njoh shumë mirë. Ftesa për të qenë në juri ishte një surprizë e bukur”,-u shpreh Hoxha për Class. Koreografitë do t’i besohen Albi Nakos. Përsa i përket detajeve të tjera të DWM.

SHKARKO APP