Zbulohet kur do të startojë emisioni që rikthen Marina Vjollcën

Pas një shkëputjeje të gjatë nga ekrani, Marina Vjollca do të rikthehet dhe me siguri do të bëjë namin.

Ajo do të vazhdojë karrierën nën logon e “TV Klan” dhe deri tani janë zbuluar disa nga detajet e emisionit më të ri.

https://www.instagram.com/p/B18SVeFFJOd/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=loading
Emisioni mban titullin “Klanifornia” dhe është një ripërpunim i emisionit të humorit “Duplex”. Brenda tij do të ketë humor, muzikë dhe personazhe të njohur të ekranit.

Që pas bërjes publike të lajmit, kurioziteti i publikut ka qenë i lartë dhe të gjithë mezi po presim që emisioni të nisë transmetimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri tani nuk është thënë një datë fikse, megjithatë burime për “Iconstyle.al” kanë zbuluar se emisioni që do të rikthejë Marinën, do të startojë javën e fundit të shtatorit ose javën e parë të tetorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai do të transmetohet çdo të shtunë në orën 21:00 dhe Marina do të jetë në konkurrencë me motrën e saj, Luanën.

Kujtojmë se Marina u bë pjesë e “TV Klan” me emisionin “C’est la vie”, i cili rezultoi mjaft i suksesshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?