Home Aktualitet Shpërthen bom...

Shpërthen bombola e gazit, përfshihet nga flakët banesa në lagjen muzeale në Berat

14
0

Një zjarr ka rënë në një banesë në lagjen muzeale “Mangalem” në Berat.
Shkak për rënien e zjarrit është bërë shpërthimi i një bombole gazi.
Menjëherë pas njoftimit të marrë, drejt banesës janë nisur shërbimet zjarrfikëse.
Ndërhyjnë në kohë e zjarrfikësve bëri të mundur lokalizimin në kohë të flakëve dhe shuarjen e zjarrit, duke shmangur përhapjen e flakëve drejt banesave të tjera, që në këtë zonë muzeale ndodhen çati më çati me njëra-tjetrën.
Si pasojë e zjarrit nuk ka pasur asnjë të lënduar, vetëm dëme materiale në njërën nga dhomat e banesës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit