FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Shqipëria po thyen çdo parashikim”, llogaria në “X” pretendohet se i përket trajnerit Jose Mourinho

Shqipëria nuk ka bërë për vetë vetëm tifozët shqiptarë anembanë botës, por edhe trajnerë të njohur. Pretendohet se edhe Jose Mourinho nuk ka mundur të rezistojë, teksa ka bërë një reagim në platformën “X” ku i thur elozhe Kombëtares shqiptare.

Profili mban fotografinë e tij dhe ka status “verified” me shenjën blu, por në të vërtetë nuk i përket trajnerit portugez. Reagimi i tij në mbështetje të kuqezinjve ka bërë xhiron e mediave online, por rezulton se llogaria nuk ka lidhje me Jose Mourinho.

“Shqipëria është një nga skuadrat që ka thyer çdo parashikim. Në grupin e vdekjes me zero pritshmëri, stadiume plot, ndeshje të bukura, gola në sekondat e para dhe gola në minutat e fundit. Një skuadër plot jetë në kërkim të fitoreve. Nuk e kishim parë një gjë të tillë që prej Kosta Rikës në Botërorin e 2014-s. Kulmi i futbollit”, thuhet në reagim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Llogaria e pretenduar si i perket Jose Mourinho

Llogaria e pretenduar si i perket Jose Mourinho

 

Swiss Digital Mobile Reklama

Llogaria e pretenduar se është e trajnerit Jose Mourinho në fakt nuk është tjetër veçse një llogari e rreme në platformën “X” që shpërndan postime në emër të portugezit, duke pretenduar se është vetë “The Special One”.

* Titulli i artikullit është ndryshuar pas sinjalizimit nga Faktoje.al. Gjithashtu, rezulton se llogaria në platformën “X” nuk është e Jose Mourinho pavarësisht se është një llogari e verifikuar me shenjën blu, por pretendon dhe shpërndan njoftime sikur të ishte ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?